VIDEO | “Deja Vu” në Camp Nou, Messi përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”

schedule21:58 - 9 Nëntor, 2019

schedule 21:58 - 9 Nëntor, 2019

Emocione dhe eurogola në 45 minutat e para mes Barcelonës dhe Celta Vigos. Leo Messi zhbllokoi shifrat me anë të një penalltie dhe kaloi Barcelonën në avantazh në mesin e pjesës së parë, por Celta Vigo ka reaguar. Miqtë kanë barazuar rezultatin me anë të një goli fantastik.

Minutat e fundit të pjesës së parë dhuruan emocione. Lucas Olaza ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi. Mbrojtësi uruguaian befasoi Ter Stegen dhe vendosi heshtjen në “Camp Nou”. Gjithsesi, Leo Messi nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit.

Tjetër goditje dënimi në minutat shtesë, kësaj radhe për Barcelonën. Leo Messi merr përsipër ekzekutimin si gjithmonë dhe “krijon” një gol të mrekullueshëm. Goli i dytë për “pleshtin”, Barcelona sërish në avantazh dhe tifozët në delir. /abcnews.al