VIDEO/ “Dëgjova të bërtitura, kur i gjetën…”, banorja e zonës flet për vrasjen e dy vëllezërve në Fresk

schedule09:20 - 4 Janar, 2024

schedule 09:20 - 4 Janar, 2024

“I dëgjova duke bërtitur. Bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk e di. Nuk i njohim dy vëllezërit. Ky vëllai nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes dhe…”. Kështu u shpreh njëra prej banoreve të zonës teksa u pyet përe ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së enjtes në Fresk, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.

63 vjeçari Vehap Cami qëlloi me armë zjarri të vëllanë 68 vjeçar, Lulëzim Cami dhe më pas kreu vetëvrasje. Gazetari Ervin Leka raportoi më herët se sherri ka ndodhur në banesën e 68 vjeçarit në rrugën “Xhon Belushi” në Fresk, pas një sherri për një tokë që dy vëllezërit kishin në Bulqizë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 63 vjeçari jetonte në Lundër. Ai ka shkuar në banesën e të vëllait dhe në momentin e ngjarjes ka pasur edhe familjarë të tjerë që fatmirësisht nuk janë lënduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!