Nevil Dede, trajneri i Tiranës, pas derbit me Partizanin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Sigurisht ajo penallti e padhënë në fund të ndeshjes nuk mund të mos komentohej nga tekniku i bardhebluve. “E kam thënë që skuadra po rritet nga ndeshje në ndeshje. Ishte sfidë e vështirë, kundërshtari i ka pasur lojtarët gati.
Ne kemi pasur shumë dëmtime. Torassa dhe Toshevksi meritojnë komplimente, pasi sakrifikuan. Moduli ishte i menduar, nuk kishte lidhe me kundërshtarin. Deri diku ia arritëm të bëjmë atë që deshëm, por nuk fituam. Ishim më potentë në fushë, zotëruam më shumë hapësira dhe kërkuam më shumë se kundërshtari”.
“Muçi u paraqite mirë, sikurse edhe Danso e Torassa. Kemi prurje të reja dhe lojtarët me eksperiencë po mundohen t;u japin besim dhe optimizëm. Mund a kishim zgjidhur ndeshjen, por nuk vertikalizuam si duhet. Muçi e bëri golin e vet, mendoj se e patë të gjithë. Nuk do ta komentoj arbitrin. Më vjen keq që e ka gjykuar ndryshe. Edhe ata gabojnë. Duhet të krijojmë një klimë të mirë për gjyqtarët. Ai vendos dhe e gjykon”.
“Danso bëri ndeshje të mirë, mbajti dy lojtarë nën presion. Shërbimet e Toshevskit duhet të ishin më të mirë, por të mos harrojmë që vjen nga një dëmtim dhe vetëm një javë. Munguan vetëm lëvizjet prerëse, që Muçi nuk i bëri. Është një treshe sulmi që mund të bëjë mirë”.
Më vjen keq vetëm për djemtë, për atë që dhanë në fushën e lojës. Treguan që duhet të kishim më shumë pikë, Barazimi nuk lë shijë të mirë. U munduam të mos gabohemi dhe mendoj se ishim në ekuilibër në shumicën e ndeshjes. Vetëm në fillim të pjesës së dytë patëm vështirësi. Ky kampionat është pikë pas pike. Duhet të rriten edhe aktorët e tjerë, pasi diferencat janë shumë të vogla dhe një moment vendos”./ abcnews.al