Amir Rrahmani ka debutuar si titullar në Serie A me fanellën e Napolit. Mbrojtësi i Kosovës, së bashku me Elseid Hysajn, ishin në 11 të përzgjedhurit e trajnerit Gennaro Gattuso në sfidën kundër Udinese.
Napoli shënoi i pari me penallti me anë të Insigne, por festa nuk zgjati shumë dhe “meritë” për këtë ka Rrahmani, i cili bëri një gabim të rëndë në mbrojtje.
Dardani ktheu prapa një top, pa pasur ndonjë presion të madh. Kevin Lasagna përfitoni dhe i vetëm me portierin ia doli të shënonte golin e barazimit. Rrahmani u zëvendësua në pushim të ndeshjes. /abcnews.al