VIDEO/ Dëborë në pranverë, në verilindje të vendit trashësia ka arritur deri në 20 cm

schedule08:44 - 4 Prill, 2023

schedule 08:44 - 4 Prill, 2023

Prej ditës së djeshme verilindja është përfshirë nga një mot i paqëndrueshme, reshje shiu e dëbore.

Gjatë natës në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit reshjet e dëborës arritën deri në 20 cm. Në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Grykecaje, Tropojë e Vjetër, Margegaj, Lekbibaj, Bytyc e Gjinaj reshjet e dëborës të shoqëruara dhe me erera të forta krijuan probleme në disa akse të rrugëve rurale dhe ato që lidhin qendrat e njësive me rrugët nacionale.

Në disa fshatra të këtyre njësive u ndërpre energjia elektrike. Kompanitë sipërmarrëse për mirëmbajtjen e rrugëve nisën punën për pastrimin dhe rivendosjen e qarkullimit në akset Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi dhe rrugët rurale.

Edhe grupet e punës të OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve. Temperaturat në mëngjes ne zonat me rrahje dëbore zbritën nga 2 në 0 grade celsius./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!