VIDEO | De Jong mbush 23 vjeç, merr një dhuratë tepër speciale

schedule17:00 - 12 Maj, 2020

schedule 17:00 - 12 Maj, 2020

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Frenkie De Jong, mbush sot 23 vjeç. Sezonin e shkuar, holandezi ishte ndër më të mirët për Ajax, pasi me kampionët e Holandës fitoi dopietën, si dhe arriti deri në gjysmëfinalet e UEFA Champions League.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera, i dhanë mundësinë të transferohej te skuadra e ëndrrave, Barcelona. Që nga transferimi i tij te katalanasit në verë, De Jong ka qenë ndër më të mirët dhe u shndërrua menjëherë në një idhull për tifozerinë “cule”.

Sot, “tulipani” i Barcelonës feston 23 vjetorin e lindjes dhe ka marrë një dhuratë tepër speciale. Një artist pikturë, tifoz katalanas, i ka bërë një portret mesfushorit, me ngjyrat e Barcelonës. Fantastike!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!