Në prezantimin e Lionel Messit nga skuadra e tij e re, Inter Miami Fc, familja Beckham ka qenë e pranishme dhe ka arritur të rëmbejë vemendjen. Sidomos Davidi, i cili përveç pranisë së tij mbresëlënëse, u gjend në qendër të syve pasi i shpëtoi një rënieje epike.
Në Miami ku u bë prezantimi i futbollistit të njohur, në të gjithë stadiumin kishte rënë një stuhi, duke e bërë veçanërisht të rrëshqitshme dyshemenë. Sapo David Beckham doli në skenë, ai nuk mundi të kontrollonte as hapat e tij dhe për fat të mirë nuk përfundoi në dysheme.
David Beckham styled out the slip at Messi’s presentation ? pic.twitter.com/O4KXDDCUNU
— B/R Football (@brfootball) July 17, 2023
Sigurisht që kamerat e kapën momentin dhe Victoria nuk e humbi rastin ta ripostojëdhe ta bëjë virale. Ndërsa David arriti me shumë përpjekje të shmangte një rënie, ai në fund nuk arriti të shmangte postimin e Victorias, e cila komentoi: “Ai nuk ka talent natyral në pasarela,” tha ajo.
Davidi, nga ana e tij me humor, vendosi t’i bashkohej dhe të tallte veten. Duke publikuar videon, krahas së cilës ka shkruar: “Ashtu është”./abcnews.al