VIDEO/ “Dardanët” dështojnë në “Puskas Arena”, Kosova “bie” në pjesën e dytë ndaj Hungarisë

schedule21:36 - 26 Mars, 2024

schedule 21:36 - 26 Mars, 2024

Pritshmëritë ishin të lartë, por sërish mbetet një humbje nga një kundërshtar i madh, humbje, që mund të ishte devijuar jo në pak raste. “Dardanët” e Kosovës nuk kanë arritur të shkojnë më shumë se disfata, 2 me 0, në “Puskas Arena”, ndaj Kombëtarja e Hungarisë, në miqësoren e dytë të këtij muaji, duke e mbyllur marsin, me një humbje e një fitore.

Dy gola në pjesën e dytë mjaftuan që hungarezët të mundnin djemtë e teknikut, Franco Foda, teksa fillimisht topin në rrjetën e Muric e dërgoi “ylli” i Liverpool, Dominik Szoboszlai, pas një pasimi të Schafer, në minutën e 58’-të, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 86’-të, nga qendërmbrojtësi i Hungarisë, Zsolt Nagy.

Siç theksuam edhe më lart, me përfundimin e kësaj sfide, “Dardanët” e Kosovës mbyllin në mënyre të suksesshme muajin mars, teksa kujtojmë se fituan me rezultatin, 0 me 1, në transfertën e Armenisë, si dhe zhvillun një performancë magjike ndaj Hungarisë, pavarësisht se fati nuk ishte në anën e tyre, për të patur mundësinë shënimin e një goli. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Dominik Szoboszlai, 1-0

Goli i Zsolt Nagy, 2-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!