Detaje të reja kanë dalë nga shkatërrimi i urës së ngushticës Kerch, e cila lidh Krimenë e pushtuar nga rusët me Rusinë.
A new video published online shows significant damage inflicted on the Crimean Bridge following reported explosions in the early morning of Oct. 8.
The illegally constructed bridge links the Russian-occupied Ukrainian peninsula Crimea with mainland Russia via the Kerch Strait. pic.twitter.com/63EvfqNf3G
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 8, 2022
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje të momentit të shpërthimit, i cili shkatërroi urën për kalimin e makinave dhe kamionëve, por edhe ndezi flakë një tren me karburant që lëvizte aty pranë në linjën hekurudhore, shkruan albeu.com.
#BREAKING Deputy Speaker of the Russia’s Duma says the attack on #Crimea bridge is a “declaration of war” against Russia pic.twitter.com/yMxYwp0AtH
— Guy Elster (@guyelster) October 8, 2022
Trenat janë jetikë për furnizimin e ushtrisë ruse, prandaj edhe synimi i ukrainasve ka qenë marrja e zonave kyçe ku shkëmbëhen linjat hekurudhore ose shkatërrimi i tyre.
Ndërkohë, ura e shkatërruar sot ishte e vetmja që lidhte Krimenë me Rusinë si edhe frontin jugor të rusëve duke lënë ushtrinë e tyre pa furnizime. Shkatërrimi i urës bëriu që banorët e Krimesë të vërshonin në karburante dhe super markete për ushqime.
Closer look at the collapsed road span of the Crimean bridge pic.twitter.com/ZW1OOAKdns
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 8, 2022
Me çfarë u godit?
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkatërruar urën. Teoria e parë lidhet me një kamion që kaloi aty pranë dhe shpërtheu, por futja e tonelatave me eksploziv në atë zonë duket thuajse një mision i pamundur, duke bërë që të binte si version.
Moment when what appears to be truck, exploded on Crimea Bridge. pic.twitter.com/KPkR3ZV8Yy
— Aldin ?? (@tinso_ww) October 8, 2022
Versioni i dytë është dërgimi i një motorskafi me eksploziv nga ukrainasit poshtë urës, por edhe ky version është i pabesueshëm pasi mjeti lundrues do të duhej të bënte milje të tëra në territorin armik deri sa të arrinte te ura.

Versioni më i besueshëm është ai i goditjes me raketa amerikane ATAMCS, të cilat i janë dhënë sëfundmi Ukrainës. /abcnews.al
The latest situation of the Crimean Bridge. pic.twitter.com/KQLMheaxIX
— Clash Report (@clashreport) October 8, 2022


