Në media është publikuar një video e marrë nga kamerat e sigurisë që tregon kamionin me eksploziv duke u kontrolluar nga forcat ruse të sigurisë. Po ashtu, autoritetet njoftuan se si pasojë e shpërthimit, tre persona humbën jetën.
Footage of a truck allegedly blown up on the Crimean bridge in the video it crosses the traffic police post.
They looked into the trailer of the car, but did not see anything suspicious. A few minutes later, judging by the cameras, the truck was blown up in motion pic.twitter.com/usnSQo6vxQ
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) October 8, 2022
Sipas asaj që duket në video, autenticiteti i së cilës mbetet për t’u konfirmuar, zyrtarët kontrolluan rimorkion e kamionit por nuk vunë re asgjë të dyshimtë. Pak minuta më vonë, sipas një video tjetër që tregon momentin e shpërthimit, kamioni shpërtheu teksa ata ishin në lëvizje.
Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase shpjegojnë se hyrja në urën e Krimesë nuk është e lehtë. Sistemet e kontrollit ST-6035 janë instaluar në hyrje nga drejtoria përkatëse e sigurisë e Ministrisë së Transportit të Rusisë dhe ka sisteme kontrolli të eksplozivëve.
Sipas hetimeve, pronari i kamionit dhe ndoshta drejtuesi i tij është banues në Krasnodar.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin u informua për “emergjencën” në urë dhe urdhëroi një hetim qeveritar, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , sipas agjencisë së lajmeve Interfax. /abcnews.al/