VIDEO/ Shpëtuan bosin e drogës dhe vranë efektivët, dalin pamjet e sulmit ndaj furgonit të policisë në Francë

schedule11:24 - 15 Maj, 2024

schedule 11:24 - 15 Maj, 2024

Janë publikuar pamjet e ngjarjes tragjik që ndodhi një ditë më parë në Francë, ku mbetën të vrarë dy oficerë, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Video e publikuar së fundmi tregon momentin kur autorët përplasin nga para dhe nga pas furgonin me të cilin po transportohej një kriminel.

 

Autoritetet franceze, kanë aktivizuar të gjitha strukturat policore për kapjen e personit përgjegjës të tragjedisë, me nofkën “The Fly”.

Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, tha para Parlamentit se organizatorët dhe autori i ngjarjes do ta paguajnë shtrenjtë: “Do të bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi të neveritshëm. Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje, asnjë mjet, do t’i gjurmojmë, do t’i gjejmë dhe, po ju them, do ta paguajnë.

Ne ua kemi borxh viktimave. Ne ua kemi borxh familjeve dhe të dashurve të tyre”.

Autori përgjegjës është Mohames Amra, i arratisur nga burgu tashmë. Burimet policore për Reuters theksojnë se Amra është trafikant droge nga Franca veriore. Sakaq, autoritetet e policisë franceze bëjnë me dije se gjendja e tre personave të plagosur është kritike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!