Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një person është djegur poshtë një ure, përballë ish-ATSH-së.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Bluzat e bardha kanë parë se ishte tepër vonë, pasi ai kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve.
Dyshohet se bëhet fjalë për një endacak.
Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë parë flakët dhe më pas kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e rëndë.
Sakaq ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku personi i vetëdjegur është karbonizuar plotësisht.
n.d./abcnews.al


