VIDEO / Dalin pamjet e aksidentit në Elbasan, momenti kur plagosen tre persona

schedule14:25 - 16 Korrik, 2020

schedule 14:25 - 16 Korrik, 2020

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të parkut “Rinia”.

ABC News ka siguruar pamjet e aksidentit ku mbetën të plagosur  dy drejtuesit e automjeteve dhe një vajzë.

Mjeti tip Toyota ka kryer një manovër të gabuar, ndërsa automjeti tjetër ka qenë me shpejtësi.

Për shkak të shpejtësisë mjeti tip “Ford” nuk ka mundur të frenojë dhe për të shmangur aksidentin dhe përplasjen e fortë ka goditur 2 automjete në anë të rrugës të cilët kanë qenë të parkuara.

Të përfshirë në aksident janë një mjet me targa greke dhe një me targa shqiptare./abcnews.al