Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ CR7 mund Messin, Juve “kokë” grupi. United “përshëndet” Championsin

schedule22:56 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 22:56 - 8 Dhjetor, 2020

Janë mbyllur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të ditës së sotme. Juventusi arriti të mundë Barcelonën me shifrat 0-3 dhe të sigurojë vendin e parë në grupin e saj, duke i prenotuar vetes një skuadër më të lehtë në fazën e 1/16-ave.

Për bardhezinjtë shënoi dy herë me penallti Ronaldo dhe një herë e tundi rrjetën McKennie. Barcelona krijoi shumë volum dhe raste, por gjeti vazhdimisht përgjigjen e Buffon dhe këmbët e mbrojtësve të Juves.

Golat dhe rastet e BARCELONA-JUVENTUS



Në ndeshjen tjetër të këtij grupi mes Ferencvaros dhe Dynamo Kiyv, ukrainasit ka arritur të fitojnë minimalisht 1-0- dhe të sigurojnë biletën për në fazën me eliminim direkt në Europa League. Uzuni i jep fund aventurës europiane.

Golat dhe rastet e CHELSEA-KRASNODAR

Ndërkohë në Grupin E Chelseas i ka mjaftuar një barazim ndaj Krasnodar me shifrat 1-1 për të siguruar vendin e parë dhe kualifikim për në fazën tjetër. Sevilla fitoi me shifrat 3-1 ndaj Rennes, por u mjaftua me vendin e dytë.

Rusët e Krasnodar kalojnë në Europa League. Surpriza e madhe ka ardhur nga Gjermania, ku Leipzig mundi me shifrat 3-2 Manchester United. Kështu anglezët u eliminuan nga Champions League më parë seç e prisnim.

Golat dhe rastet e LEIPZIG-MANCHESTER UNITED

Anglezët kalojnë në Europa League, duke qenë zhgënjimi më i madh i fazës së grupeve të Champions League. Ndeshja mes PSG dhe Basakshir është ndërprerë për shkak racizmi të gjyqtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!