VIDEO/ Conor McGregor shfaqet duke lundruar në det me Lamborghini

schedule16:46 - 2 Maj, 2022

schedule 16:46 - 2 Maj, 2022

Conor McGregor ka zbuluar super-jahtin e tij të ri Lamborghini prej 2.4 milionë paund në rrjetet sociale.

Luftëtari i UFC, është i kënaqur me blerjen e tij të fundit, duke e quajtur varkën “supermakina e detit” në Instagram.

McGregor bleu super-jahtin Lamborghini Technomar për 2.4 milionë paund në vitin 2021.

Është një nga vetëm 63 modelet dhe vetëm i 12-ti i prodhuar deri më tani, duke e bërë atë një artikull koleksionist.

Por versioni i luftëtarit është edhe më unik pasi ka markën e veçantë “Proper Twelve”, një shenjë për kompaninë irlandeze të uiskit të themeluar nga McGregor.

Ndërhyrjet e fundit kushtuan rreth 390,000 paund dhe do të thotë se McGregor nuk ishte në gjendje të nxirrte jahtin e tij për një xhiro deri më tani.

Në një postim në Instagram që tregon McGregor duke shijuar mëngjesin së bashku me vajzën Croia, irlandezi shkroi: “Sot është dita!!

“Ne zyrtarisht marrim pronësinë e jahtit tonë të ri Lamborghini Sport! Por së pari… vakti më i rëndësishëm i ditës.”/ h.ll/abcnews.al