VIDEO/ Çmenduri në Champions, dy gola për tre minuta

schedule21:10 - 14 Gusht, 2020

schedule 21:10 - 14 Gusht, 2020

Barcelona dhe Bayern Munich diskutojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League. Një përballje titanesh, që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Luhet pa tifozë, por miliona sy janë ngulitur para TV-ve.

Ky çift e ka prodhuar shpesh fituesin e këtij kompeticioni dhe do tentojnë të përsërisin veten mbrëmjen e sotme, me objektivin e vetëm kualifikimin në gysmëfinale.

Sfida ka nisur spektakolare dhe është zhbllokuar shumë shpejt. Thomas Muller kombinoi bukur me Lewandowskin në minutën e katërt dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin ekipit gjerman.

Gjithsesi, avantazhi i bavarezëve ka zgjatur vetëm tre minuta, pasi David Alaba devijoi gabimisht në portën e tij një top të Jordi Alba nga e majta e sulmit katalanas. /abcnews.al