Manchester Ciy-Liverpool është supersfida e javës së tetë në Premier League dhe i ka realizuar pritshmëritë në 45 minutat e para. Dy skuadrat ia kanë dalë të shënojnë nga një gol në takimin që po luhet në “Etihad Stadium”.
Kampionët në fuqi kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të. Penallti për “The Reds” pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Sadio Mane dhe goditje e saktë e Momo Salah.
Ekipi i Pep Guardiolës reagoi dhe ia doli të rikthejë baraspeshën 18 minuta më vonë. Gabriel Jesus veproi bukur në zonën kundërshtare dhe mposhti patriotin e tij Alisson falë një goditje të saktë.
City kishte një shans të artë për të përmbysur rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, moment kur fitoi një penallti. Gjithsesi, goditja e Kevin De Bruyne përfundoi jashtë dhe rezultati mbeti 1-1. /abcnews.al