VIDEO/ Cilësohet si Neymari i ri, City përgatit goditjen e dyfishtë në Brazil

schedule08:28 - 30 Janar, 2021

schedule 08:28 - 30 Janar, 2021

Manchester City po mendon për të ardhmen dhe ka hedhur sytë nga tregu brazilian. “Cityzens” kanë piketuar dy talentet të Fluminense, konkretisht Kayky dhe Metinho.

I pari është 17 vjeç, në Brazil e cilësojnë si Neymar i ri dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe sulmuesit të krahut. Të njëjtën moshë ka edhe i dyti. Metinho luan në qendër të mesfushës dhe idhulli i tij është Pogba.

Goal raporton se Manchester City do të bëjë një ofertë zyrtare këto dytë, duke ofruar 12 milion euro për kartonët e dy adoleshentëve të talentuar.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga presidenti i klubit brazilian. Mario Bittencourt foli rreth kësaj teme në një prononcim për Globo Esporte.

Manchester City na ka informuar se një nga këto ditë do të na bëjnë një ofertë zyrtare për shërbimet e Kayky dhe Metinho“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!