VIDEO | Cikalleshi në top formë, tjetër gol për sulmuesin kuqezi

schedule20:35 - 22 Shtator, 2019

schedule 20:35 - 22 Shtator, 2019

Sokol Cikalleshi po kalon një periudhë shumë të mirë. Pas dy golave me kombëtaren kuqezi përballë Francës dhe Islandës, bomberi ka shënuar dhe në takimin e sotëm mes Akhisarspor dhe Hatyaspor. Në sekondat e fundit të sfidës, Cikalleshi vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, shtatlarti kuqezi shërbehet brenda zonës dhe pasi driblon mbrojtësin kundërshtar, gjuan fort me të majtë, duke gjetur trekëndëshin e largët të portës dhe duke lënë në vend portierin mik./abcnews.al