VIDEO/ Chelsea triumfon mes “shpërdorimeve” të Brojës, City “shtanget” nga Crystal Palace

schedule17:56 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 17:56 - 16 Dhjetor, 2023

Chelsea rikthehet te fitorja, teksa ka triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Sheffield United, ndonëse me një kundërshtar modest përballë, londinezët e Pochettino vuajtën jo pak, duke gjetur golin e avantazhit vetëm në fillim të pjesës së dytë me anë të Palmer, ndërsa në minutën e 61′-të Jackson shënoi edhe golin e dytë.

Pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, i cili u aktivizua në të 75′-ën dhe në të 84′-ën pati një rast të artë shënimi, por e shpërdoroi në mënyrën më të keqe të mundshme. Palmer shërbeu për sulmuesin brenda zonës, por ndonëse me portën bosh, Broja gjuajti keq, ndërsa tre minuta më vonë humbi një tjetër mundësi shënimi, por këtë herë jo aq flagrante.

Nuk arrin të gjejë vazhdimësinë Manchester City, që nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 ndaj Crystal Palace, ndonëse krijoi avantazhin fillestar prej dy golash. Grealish dhe Lewis shënuan për “Qytetarët”, por Crystal Palace rihapi takimin me Mateta dhe gjeti golin e barazimit në shtesë me Olise, që ekzekutoi saktë një penallti.

Newcastle triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Fulham, ndërsa takimi Bournemouth-Luton u ndërpre kur rezultati ishte 1-1, pasi kapiteni i miqve Lockyer pësoi atak kardiak dhe ra pa ndjenja në fushë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Manchester City 2 – 2 Crystal Palace 

Chelsea 2 – 0 Sheffield United

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!