VIDEO/ Chelsea përfiton nga pasiguria e Neuer, dy gola të tjerë në “Camp Nou”

schedule21:53 - 8 Gusht, 2020

schedule 21:53 - 8 Gusht, 2020

Çështja e kualifikimit është e mbyllur për Chelsea, por ekipi i Frank Lampard nuk mund të eliminohej pa realizuar një gol kundër Bayern Munchen. Ai ka ardhur një minutë përpara fundit të pjesës së parë dhe autori është Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez përfitoi nga një pasiguri e Manuel Neuer dhe goditi menjëherë nga brenda zonës vendase, duke shkurtuar rezultatin në 2-1. Lewandowski dhe Perisic janë autorët e golave të Bayernit, që ka fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 0-3.

Barcelona gjen golin e tretë në “Camp Nou” kundër Napolit. Vendasit fituan një penallti në minutën e fundit dhe Luis Suarez nuk gaboi përballë kolumbianit Ospina, duke regjistruar emrin e tij në listën e golashënuesve pas Lenglet dhe Leo Messit.

Në minutën e pestë shtesë erdhi edhe goli i miqve. Tjetër penallti, kësaj radhe për Napolin dhe Lorenzo Insigne nuk gaboi. 3-1 po kryeson skuadra katalanase që ka dominuar krejtësisht ekipin e Gattusos në pjesën e parë. Dueli i parë i luajtur në Itali u mbyll në barazim 1-1. /abcnews.al