Ka përfunduar me rezultatin 0 me 1, përballja e zhvilluar në “Stamford Bridge”, mes vendasve të Chelsea dhe Southampton, me këta të fundit që kanë shokuar “blutë”, duke i “rrëmbyer” 3 pikë të arta falë fitores minimale.
Për golin e vetëm të sfidës do të mendonte kapiteni i Southampton, James Ward-Prowse, i cili “mposhti” portierin Kepa në fundin e pjesës së parë, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi nga më shumë se 25 metra distancë.
Kjo është ndeshja e 5 radhazi që Chelsea nuk njef fitore në të gjitha kompeticionet dhe e 4-ta përsa i përket kampionatit. Megjithatë, besimi i bordit të “bluve” te tekniku Graham Potter duket i “palëkundur”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: