VIDEO/ Chelsea mposht Spurs në derbin e Londrës, Dortmund nuk e fal Union Berlinin

schedule19:22 - 19 Shtator, 2021

schedule 19:22 - 19 Shtator, 2021

Chelsea fitoi sot derbin e Londrës ndaj Tottenham në stadiumin e kësaj të fundit. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-3, teksa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 49 ishte Thiago Silva, i cili tundi rrjetën pas asistit të Marcos Alonsos. Në të 57-ën N’Golo Kante dyfishoi shifrat dhe i dha udhën e duhur për kampionët e Europës kësaj ndeshje. Në fund edhe Rudiger gjeti kohën për të tundur rrjetën dhe fiksoi shifrat 0-3.

Chelsea grumbullon 13 pikë pas këtij triumfi kur janë luajtur 5 raunde të Premier League dhe kryeson renditjen së bashku me Liverpool e Manchester United, me pikë të barabarta.

Tottenham numëron 9 të tilla dhe renditet e shtata, teksa kjo ishte ndeshja e fundit e raundit të pestë të Premier Legaue. Në Bundesliga, Borussia Dortmund ka fituar ndaj Union Berlin.

Ndeshja u mbyll me shifrat 4-2 dhe protagonist sërish ishte Erling Haaland, që shënoi dy nga golat në minutat 24 dhe 83. Guerrero kishte shënuar më parë pas vetëm 10 minutash lojë. teksa Friedrich shënoi autogol në të 52-tën.

Rrjetat për Union Berlin i shënuan Kruse me penallti dhe Voglsammer. Dortmund numëron 12 pikë pas 5 javësh dhe renditet e dyta, duke i bërë “fresk” Bayernit kryesues me një pikë më shumë në po aq ndeshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!