Leicester City-Manchester United është supersfida e javës së fundit në Premier League. Dy ekipet po garojnë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. “Dhelprave” u duhet fitorja, ndërsa djemtë e Solskjaer luajnë për dy rezultate.
Rastet nuk kanë munguar nga të dy anët, por pjesa e parë është mbyllur pa gola. Një hap të sigurt drejt kualifikimit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ka hedhur Chelsea. “Blutë e Londrës” mbyllën 45 minutat e para me rezultatin 2-0 kundër Wolves.
Të dy golat u realizuan në minutat shtesë. Talenti Mount zhbllokoi sfidën në minutën e 46-të, pas një eurogoli nga goditja e dënimit. Tre minuta më pas erdhi edhe goli i qetësisë. Oliver Giroud po kalon një moment super dhe mposhti portierin mik pas një asisti të marrë nga Mount.
Fitorja konfirmon Chelsea në vend të tretë me 66 pikë, ndjekur nga Manchester United me dy pikë më pak. Vetëm Europa League për momentin për Leicester, që ndodhet në kuotën e 63 pikëve. Djemtë e Rodgers do të japin gjithçka në pjesën e dytë për të mposhtur United dhe për të siguruar një kualifikim, që ishte i sigurt deri pa muaj më parë. /abcnews.al
Premier League, java e fundit
Chelsea-Wolves 2-0
(Mount 45+1′, Giroud 45+4′)
Leicester City-Manchester United 0-0
A frantic first 45 ? pic.twitter.com/ncPHOwbOhe
— Premier League (@premierleague) July 26, 2020