Chelsea duket se ka rigjetur formën e duhur për të “mbijetuar” në UEFA Champions League teksa ka mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në një mbrëmje magjike në “Stamford Bridge”.
Avantazhin e madh, i cili prishin “ëndrrën” gjermane të kualifikimit erdhi vonë për “blutë”, teksa në minutën e 43’-të të sfidës, Raheem Sterling përfiton nga një “përgjumje” e mbrojtjes gjermane dhe çon topin në rrjetën e “verdhezinjve” me një goditje potente në qendër të portës.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 50’-të, ku pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësit gjermanë, arbitri hollandez Makkelie akordon një 11-metërsh pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, penallti e cila ekzekutohet mrekullisht në gol nga Kai Havertz, duke i dhënë kështu një fitore të shumëkërkuar djemve të Graham Potter, si dhe duke vazhduar rrugën drejt trofeut më prestigjoz në Evropë, me shpresën e një finaleje të madhe. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Raheem Sterling:
Goli i Kai Havertz: