Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Chelsea “fluturon” me Lukakun, Bayern Munchen gjen tri pikët e para

schedule19:34 - 22 Gusht, 2021

schedule 19:34 - 22 Gusht, 2021

Chelsea e ka nisur mbarë këtë sezon të ri, duke fituar edhe ndeshjen e dytë, sërish ndaj një ekipi londinez, Arsenalit. Skuadra e Tuchel triumfoi me shifrat 2-0 në derbi.

Romelu Lukaku zbriti në fushë për herë të parë në këtë rikthim dhe gjeti menjëherë golin, duke tundur rrjetën në minutën e 15-të.

Në të 35-tën shënoi edhe Reece James për blutë, duke i çuar shifrat në 0-2. Me të njëjtat shifra përfundoi gjithë ndeshja, me Chelsean, që ishte dukshëm më dominues se skuadra e Artetas.

Në Gjermani, Bayern Munchen gjeti triumfin e parë në kampionat. Skuadra e Nagelsmann fitoi me shumë vështirësi pas një ndeshje plot me gola ndaj Koln, me shifrat 3-2.

Të gjithë rrjetat u shënuan në pjesën e dytë. Lewandowski e Gnabry shënuan në minutat 50 dhe 58. Përgjigja e Koln nuk vonoi dhe në minutat 60 dhe 62 Modeste e Uth barazuan rezultatin.

Bayern nga vështirësia e nxori Serge Gnabry, i cili tundi rrjetën në minutën e 71, në atë që do ishte goli, i cili përcaktoi destinacionin e tre pikëve. Bayern numëron 4 pikë në dy javë në Bundesliga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!