VIDEO/ Chelsea fiton me “tris”, festojnë edhe Everton e Leicester City

schedule17:55 - 14 Gusht, 2021

schedule 17:55 - 14 Gusht, 2021

Chelsea e filloi sezonin e ri në Premier League me një 3-0 të pastër në shtëpi kundër Crystal Palace. Triumf me përmbysje për Evertonin e Rafa Benitez, teksa edhe Leicester City e nis mbarë kampionatin.

 

“Blutë e Londrës” morën tre pikët e para pas suksesit në “Stamford Bridge” ndaj Crystal Palace. Marcos Alonso zhbllokoi takimin me një goditje dënimi të mrekullueshme, ndërsa Ivan Pulisic dyfishoi në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë gjeti golin edhe Trevoh Chalobah. Shkatërruesi 22-vjeçar realizoi një gol të bukur falë një goditje të saktë nga larg. Rafa Benitez e filloi shumë mirë aventurën në stolin e Evertonit.

Skuadra nga Liverpuli fitoi 3-1 në “Goodison Park” kundër Southampton. Miqtë, pjesë e të cilëve nuk ishte Armando Broja në këtë përballje, e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Trevoh Chalobah, i cili shfrytëzoi një gafë të mbrojtjes kundërshtare.

Pushimi i bëri mirë ekipit vendas. Richarlison barazoi takimin, ndërsa më pas shënuan Abdoulaye Doucoure dhe Dominic Calvert-Lewin. Leicester City iu fal golit të kapitenit Jamie Vardy në fundin e pjesës së parë për të fituar 1-0 ndaj Wolves.

Brighton, ekipi i vetëm udhëtues që u kthye në shtëpi me pikë të plota, triumfoi 1-2 në fushën e Burnley. Dueli tjetër mes Watford dhe Aston Villa, përfundoi 3-2 për skuadrën vendase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!