Pas barazimit 1 me 1, “të kuqtë” e Liverpool dhe humbjes shokuese 3 me 1, ndaj “çekanëve” të Ëest Ham, “blutë” e Chelsea kanë gjetur mbrëmjen e sotme fitoren e parë të këtij sezoni në Premier League, teksa në “Stamford Bridge” kanë mundur “kapelabërët” e Luton, me rezultatin e thellë, 3 me 0.
Për golat menduan “fantazisti” i sulmit, Raheem Sterling, i cili shënoi një dopietë në minutat 17’ dhe 68’ të lojës, ndërsa goli i tretë i sfidës erdhi nga këmbët e sulmuesit të ardhur këtë verë në Londër, Nicolas Jackson, i cili mposhti portierin Kaminski në minutën e 75’-të të sfidës, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 3 me 0.
Pas fitores në javën e 3-të të kampionatit, tashmë “blutë” e Chelsea do të përballen me skuadrën e Ëimbeldon, në raundin e 1/32-ve të EFL Cup, ndërsa “kapelabërësit” do të presin në “shtëpi” skuadrën e Gillingham. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Raheem Sterling, 1-0:
Goli i Raheem Sterling, 2-0:
Goli i Nicolas Jackson, 3-0: