Lojëra nga më të ndryshme në rrjetet sociale. Një ditë më parë, mesfushori i Laçit, Donald Rapo, u bë protagonist me një video ku shfaqej së bashku me partneren e tij duke improvizuar rreshtimin e skuadrave para një ndeshjeje të Champions League.
Rapo e shpërndau në rrjetet sociale videon dhe komentet ishin të shumta. Ideja nuk është origjinale e tij, por realizimi ishte perfekt. Më parë diçka të tillë e ka bërë një prej sulmuesve të Barcelonës, blerja e shkurtit, Martin Braithwaite.
Danezi i katalanasve është favorizuar prej hapësirë së bollshme jashtë shtëpisë, ndërkohë që kishte zgjedhur si lojtarë djalin dhe vajzën. Sigurisht himni i Champions League nuk mungonte. /abcnews.al
Champions League day, working from home edition.
#StayAtHome #UCL #Barcelona pic.twitter.com/aSoKoUvPeQ— Martin Braithwaite (@MartinBraith) March 18, 2020