Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Champions League rikthehet me duele “zjarr”, PSG-së i bëjnë rreng

schedule09:30 - 16 Shkurt, 2021

schedule 09:30 - 16 Shkurt, 2021

Rikthehet Champions League dhe direkt me duele spektakolare. Gjithçka nis prej orës 21:00, me sfidën Barcelona-PSG që tërheq vëmendjen më së shumti. Katalanasit e dinë që nuk do e kenë të lehtë, ndaj francezëve që vjet shkuan deri në finalen e Champions.

Humbja 6-1 para katër viteve në “Camp Nou” nuk harrohet ende te PSG, ndërkohë që në Spanjë tifozët e Barcelonës kanë menduar të shpërqendrojnë disi kundërshtarët e mbrëmjes së sotme. Ata kanë shpërthyer fishekzjarrë pranë hotelit ku qëndronin lojtarët e PSG.

Kjo ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, për t’ua bërë të vështirë gjumin. Francezët sot nuk kanë titullarë të rëndësishëm si Neymar dhe Di Maria, kurse te Barcelona në dyshim janë Pique dhe Braithwaite.

Takimi tjetër i mbrëmjes në Champions League zhvillohet në Hungari, në “Puskas Arena”. RB Leipzig, që vjet shkoi në gjysmëfinale, ndeshet me Liverpool. “The Reds” kohët e fundit po vuajnë në kampionat dhe pritet që ky duel të jetë interesant. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!