Klubet dardane nxjerrin perla shpesh në rrjetet sociale. Stafetën e ka marrë klubi nga Mitrovica, Trepça ’89. Kur futbolli është ndalur, rrjetet sociale janë kthyer në një mënyrë për të kaluar kohën, për të përçuar mesazhe, si dhe për t’u bërë ndopak nostalgjikë.
Klubi nga Mitrovica ka postuar një video dhe në të shkruhet: “Të kujtojmë kur Tika-Taka para shumë viteve është luajtur në ‘Riza Lushta’ nga yjet e asaj të kohe të KF Trepça’89, të cilët i përshëndesim”.
Nuk përfundon me kaq, pasi Trepça ’89 përdor edhe refrenin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama: “Kujdes po, Panik jo. Qëndro në shtëpi”. Edhe në Kosovë është ndërprerë kampionati, pasi janë konfirmuar disa raste me Coronavirus. /abcnews.al