VIDEO/ “Çështja Negreira”, CR7 paralajmëroi vite më parë: Kemi luajtur kundër 12

schedule21:35 - 13 Mars, 2023

schedule 21:35 - 13 Mars, 2023

Deklarata e portugezit po bëhet virale në mes të skandalit të Barcelonës për “Çështjen Negreira”.

Barcelona është përfshirë në skandalin më të madh në historinë e futbollit spanjoll dhe si pasojë e denoncimit nga Prokuroria. Duhet theksuar se ka prova se skuadra e Barçës ka mundur të blejë arbitra gjatë mandatit të Enriquez Negreira.

Ditën e djeshme, Real Madridi përmes një deklarate njoftoi se do të paraqitet si prokuror privat. Gjërat po bëhen interesante dhe situata për La Ligën në lidhje me këtë çështje është gjithnjë e më e paqëndrueshme, shkruan abcnews.al.

Ka shumë madrilenë të indinjuar nga kjo çështje. Të shumtë janë ata që e mbajnë mend Jose Mourinhon, pasi ai ishte nga të paktët që ngriti zërin kundër arbitrave. Megjithatë në Twitter po qarkullojnë disa deklarata shumë të ashpra të Cristiano Ronaldos.

Portugezi pas një ndeshjeje të El Clasicos që përfundoi 3-4 për katalanasit në 2014, luzitaniani siguroi se “luajnë kundër dymbëdhjetëve”. Ai gjithashtu shtoi se “kjo e bën njeriun të mendojë se ata nuk duan që Madridi ta fitojë këtë ligë.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri dhe i dha penallti Barcelonës, ndërkohë që sulmuesi brazilian ishte pozicion jashtë loje. Gjithashtu arbitri fali Busquets i cili shkeli kokën Pepes. Për shkak të kësaj Cristiano ngriti zërin atë natë. /G.D abcnews.al/

Burimi: Planeta

Squawka on Twitter: "ON THIS DAY: In 2014, Lionel Messi scored a hat-trick as Barcelona beat Real Madrid 4-3 at the Bernabéu. 42' ⚽️ 65' ⚽️ 84' ⚽️ And became the all-time

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!