VIDEO/ CEO-s së Ryanair i hedhin tortë në fytyrë në Bruksel: Kremi ishte i neveritshëm

schedule16:51 - 7 Shtator, 2023

schedule 16:51 - 7 Shtator, 2023

Shefi ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary i hodhën tortë në fytyrë teksa qëndronte jashtë selisë së Komisionit Evropian.

Kreu i linjës ajrore me kosto të ulët ishte në Bruksel për të njoftuar orarin dimëror të kompanisë së tij dhe për t’i dorëzuar një kërkesë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

“Mirë se erdhe në Belgjikë!” tha një nga gratë që hodhën tortën ndaj kreut të Ryanair, i cili më pas bëri shaka se ‘për fat të keq, ata ishin ambientaliste dhe kremi ishte i neveritshëm. I ftoj pasagjerët të vijnë në Irlandë, ku kremi është më i mirë”.

Ryanair iu përgjigj me humor ‘mirëpritjes së ngrohtë’ në rrjetet sociale. “Pasagjerët janë aq të kënaqur me itineraret dhe raportimet tona saqë po festojnë me një tortë”, tha kompania në një postim në X.

Pakënaqësia e ambientalistëve nuk është e vetmja gjë që hedh hije mbi udhëtimin e O’Leary. Pilotët në Charleroi planifikojnë të bëjnë grevë më 14 dhe 15 shtator, herën e katërt në dy muaj, për të protestuar për pagat e ulëta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!