Tirana ia ka dalë në minutat e fundit të shmangë humbjen kundër Skënderbeut, duke iu falur golit të Elton Cale në minutën e 76-të të sfidës. Gjithashtu, Hoxhallari i heq një top në vijën fatale Gripshit, në sekondat e fundit të takimit.
Takimi mes kryeqytetasve dhe “Ujqërve të Dëborës” u mbyll i barabartë 1-1 dhe në Air Albania, u pa një dominim bardheblu, gjithsesi nuk kishte fitues. Tirana krijoi shumë raste, por sulmuesit nuk ia dolën të gjenin rrjetën, çka justifikon edhe zëvendësimet e Egbo, i cili largoi nga fusha si Ngoo, ashtu dhe Cale e Torassa.
Skënderbeu kishte një plan të qartë loje, mbrojtje solide dhe kundërsulm i rrezikshëm. “Ujqërit” për pak ia dolën të dalin triumfues nga kryeqyteti, por në fund takimi i mbyll në paqe 1-1./abcnews.al
SUPERIORE, java 22
Air Albania Stadium
Tirana – Skënderbeu 1-1
Cale 76′ / Bregu 28′
Tirana: Lika, Doka, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torassa (Hasani 63′), Cale (Muçi 80′), Cobbinah, Ngoo (Morina 85′). Trajner: E. Egbo
Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Meksi, Imami, Pollozhani, Elezi, Dita (Taipi 81′), Daja, Pusi (Krasniqi 52′), Gripshi, Bregu (Mensah 90′). Trajner: I. Daja
Kartonë të verdhë: Ngoo 85′, Hoxhallari 90+3′ / Imami 70′