Tension i madh në Kategorinë e Parë, konkretisht në duelin mes Burrelit dhe Erzenit që u fitua nga skuadra vendase me rezultatin minimal 1-0. Sadush Danaj shënoi në minutën e 87-të dhe miqtë nga Shijaku protestuan.
Në fushë u krijua tension i madhe dhe u desh edhe ndërhyrje e forcave të rendit. Dallohet edhe një përplasje e Policisë Bashkiake me trajnerin e Erzenit, Dorian Bubeqi. Nuk munguan as kartonët e kuq, pas një përplasje që patën në fushë Hasa dhe Troplini.
Më shumë se 100 minuta lojë dhe Burreli me këtë fitore merr vendin e par ën pritje të një ndalese të mundshme të Dinamos, që luan nesër në transfertë me Besëlidhjen. Në grupin A sot u luajt edhe Partizani B-Oriku, që u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0.
Egnatia, që kryeson grupin B, ka mundur rivalët e Besës me rezultatin 3-1 dhe afrohet edhe më shumë me Superioren. Rrogoshinasit shënuan të parët me Shtubinën me penallti, por Kaina më pas barazoi.
Guilherme Eller dhe Artur Magani gjetën më pas rrugën e rrjetës dhe i dhanë tre pikët Egnatias. Lushnja gjithashtu triumfoi ditën e sotme, kundër Flamurtarit. Një gol i Haxhiut vendosi fatet e këtij dueli të Kategorisë së Parë. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 16
E shtunë, më 20 mars, ora 13:30
GRUPI A
Burreli-Erzeni 1-0
Shënues: Danaj 87’
Partizani B-Oriku 0-0
GRUPI B
Lushnja-Flamurtari 1-0
Shënues: Haxhiu 62’
Egnatia-Besa 3-1
Shënues: Shtubina (pen.) 14’, Guilherme Eller 72’, Magani / Kaina (pen.) 18’