VIDEO/ Broja nis të flasë me gjuhën e golave, e bën “sefte” në Holandë

schedule20:37 - 19 Shtator, 2020

schedule 20:37 - 19 Shtator, 2020

Armando Broja gjen golin e parë në një ndeshje zyrtare me Vitteese në Holandë. Sulmuesi nga Malësia e Madhe, rreth 15 minuta pasi u hodh në fushë, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij kundër Sparta Roterdam.

Futbollisti i kombëtares shqiptare i dha qetësinë e duhur skuadrës së tij dhe kështu fiton pikë për të pasur më shumë minuta në ndeshjet në vijim dhe më pas të kthehet edhe në titullar.

Broja te Vitteese ka kaluar në huazim, pasi kartonin e tij e zotëron kluni i Chelsea. I riu është një lojtar premtues, që vjet bëri paraqitje të mirë me 18-vjeçarët e londinezëve dhe në ekipin e dytë. Gjithashtu ai debutoi edhe në Premier League. / abcnews.al