VIDEO | Broja fantastik në sfidën e re, ndryshon “topin” e xhonglimeve

schedule22:54 - 22 Mars, 2020

schedule 22:54 - 22 Mars, 2020

Nga letra higjenike te portokalli. “Topi” i xhonglimeve ka ndryshuar dhe kjo ka ndodhur falë Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar i Chelsea e kryen saktë detyrën i ulur në një karrige, madje vetëm me këmbën e djathtë.

Tani do të fillojnë nominimet për lojtarët e tjerë, teksa duhet theksuar se sfida me portokall është më e vështirë dhe e komplikuar se sa ajo me letër higjenike. 18-vjeçari cilësohet si e ardhmja e sulmit të kombëtares kuqezi dhe në 8 mars debutoi në Premier League me skuadrën e parë të Chelsea. /abcnews.al