Nga letra higjenike te portokalli. “Topi” i xhonglimeve ka ndryshuar dhe kjo ka ndodhur falë Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar i Chelsea e kryen saktë detyrën i ulur në një karrige, madje vetëm me këmbën e djathtë.
Tani do të fillojnë nominimet për lojtarët e tjerë, teksa duhet theksuar se sfida me portokall është më e vështirë dhe e komplikuar se sa ajo me letër higjenike. 18-vjeçari cilësohet si e ardhmja e sulmit të kombëtares kuqezi dhe në 8 mars debutoi në Premier League me skuadrën e parë të Chelsea. /abcnews.al
?⚽️ pic.twitter.com/SeSSmfZDJV
— Armando Broja (@armandobroja9) March 22, 2020