I nxehti afrikan ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh, por duket se në disa zona të vendit rrebeshi i breshërit nuk ka munguar ditët e fundit.
Siç shihet edhe në video e mbërritura në redaksinë e Abcnews.al, fshati Rëmbec në Maliq por edhe në disa fshatra të Bilishtit, rrugët janë zbardhur nga breshëri.
Ndërkohë siç edhe dëgjohet edhe në video, disa qytetarë kanë fikur edhe makinat në rrugë pasi ka qenë e pamundur që të ecnin në kushtet atmosferike.
/Abcnews.al/