Pesë minuta ka rezistuar Brescia kundër Interit në “San Siro”. Zikaltrit kanë kaluar shumë shpejt në avantazh dhe autori i golit është Ashley Young.
Mbrojtësi anglez përfitoi nga një kros i Alexis Sanchez dhe goditi fluturimthi, duke realizuar një gol shumë të bukur. Rrjeta e dytë e “veteranit” të mbrojtjes me fanellën e Interit dhe gëzim i madh për të.
Përmbysja në minutat e fundit kundër Parmës i ka dhënë moral të lartë skuadrës së Contes, që e ka nisur shumë mirë ndeshjen e sotme përballë “Dallëndysheve” me një këmbë në Serie B. /abcnews.al

