VIDEO/ Bremer heroi i “bardhezinjve”, Juventus kalon në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë

schedule22:55 - 2 Shkurt, 2023

schedule 22:55 - 2 Shkurt, 2023

Ka përfunduar me fitoren 1 me 0, të “bardhezinjve”, çerek-finalja e fundit e Kupës së Italisë e zhvilluar në “Allainz Stadium”, mes Juventusit dhe Lazios.

Pjesa e parë pa sulmet e shpeshta të Juventusit, ku edhe pse ishin goxha të furishme, nuk po mundnin të depërtonin në portën e “shqiponjave”. Do të duhej të vinte minuta e 44’-të, ku pas një krosimi të bukur të Filip Kostiç, nga goditja e këndët Bremer kërcen më lart se të tijët duke shënuar kështu golin e vetëm të sfidës.

Me këtë fitore minimale ndaj Lazios, Juventus arriti të kualifikohej për në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin, në muajin prill. /i.m /abcnews.al