Festë në Korçë! Skënderbeu ka mundur me vuajtje Flamurtarin, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 1-0. Fitorja e arritur me Partizanin mori vlera të tjera dhe korçarët tani u bëjnë presion skuadrave që luftojnë për Europën.
Një takim i cilit u vendos në fund fare, por pati shumë luftë sportive dhe raste nga të dyja krahët. Skënderbeut i pati shanset të shënonte me Ditën që në fillim, por pa sukses. Vlonjatët nga ana tjetër kundërsulmuan shpesh, por mungoi pasi i fundit dhe për rrjedhojë edhe goditjet në portë. 0-0 fraksioni i parë i lojës.
Dhjetë minuta nga nisja e të dytës korçarët kërkuan një penallti, pas një rrëzimi të Dejvi Bregut në zonë. Një minutë më pas Flamurtari iu afrua golit me Nebihun, i cili me kokë goditi drejt portës dhe e çoi topin pak mbi tra. Rast i rrezikshëm.
Skënderbeu ishte në sulm gjithë kohën dhe në minutën e 70-të iu afrua golit me Krasniqin, i cili lëvizi mirë në zonë, godit dhe e ndali traversa. Rreth 15 minuta më vonë, sërish sulmuesi kishte një mundësi të mirë. Edhe pse portieri Moçka u mposht, topi shkoi jashtë.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 90-të, kur Bregu i ndodhur pranë portës e shtyu topin në rrjetë pas u kthye nga traversa. Vlonjati mposhti skuadrën e qytetit të tij dhe i dha tre pikë me mjaft vlera Skënderbeut. / abcnews.al

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja (Mara 70′), Elezi (Taipi 74′), Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari (Kadriaj 76′), Hoxhaj, Rrapaj (Diamanti 69′), Vrapi, Kreshpa , Haruni, Ribaj. Trajner: Luan Birçe
GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Orgest Grabova, Nuri Rrapaj, Roxhers Muska
Kartonë të verdhë: Elezi 43′ / Kreshpa 39′, Hoxhaj 51′, Ribaj 83′

