Pas pak pritet të nisë ceremonia festive e pritjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë.
Të shumtë janë emrat e njohur që kanë pranuar ftesën dhe janë prezent. Në dyshim ishte opozita zyrtare.
Pak minuta më parë, mësohet se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me Enkelejd Alibeaj dhe një grup mbështetësish të tjerë kanë mbërritur në bulevard.
Po ashtu edhe një disa deputetë nga grupi Parlamentar i Gazmend Bardhit janë prezent edhe pse gjatë ditës sot, ky i fundit tha që nuk do të marrin pjes.
ABC News, mëson po ashtu se presidenti, Bajram Begaj nuk do të jetë i pranishëm për arsye shëndetësore.r.t/abcnews.al