VIDEO/ “Big Rom” dhuron spektakël në Stokholm, “djajtë” belg mposhtin me lehtësi Suedinë

schedule22:54 - 24 Mars, 2023

schedule 22:54 - 24 Mars, 2023

Romelu Lukaku është rikthyer dhe këtë e vërtetoi më së miri në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Suedisë, në “Friends Arena” të Stokholmit, me “djajtë” e Belgjikës që arritën të mposhtnin me rezultatin e pastër 3 me 0, vendasit suedezë në përballjen e parë për kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Tre gola të tre nga Romelu Lukaku kanë mjaftuar për të arritur triumfiun në tokën suedeze, me “shtatlartin” e Inter, që arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutat 35’, 49’ dhe 83’, pas 2 asistimeve të Dodi Lukebakio në 2 golat e parë dhe asistimit të Johan Bakayoko në minutën e 83’-të, të sfidës.

Tashmë, Belgjika duhet të mendojë për miqësoren e “luksit” të 28 marsit, ku do të përballen me organizatorët e Kampionatit evropian, Gjermaninë, në një përballje që nuk premton asgjë më pak sesa spektakli i garantuar. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i parë, minuta 35′:

Goli i dytë, minuta 49′:

Goli i tretë, minuta 83′: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!