VIDEO/ Bëri një kthesë të fortë djathtas….! Dalin detajet, çfarë ndodhi me avionin pas alarmit për bombë

schedule10:19 - 14 Nëntor, 2022

schedule 10:19 - 14 Nëntor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga ulja e detyruar e avionit të kompanisë “Wizz Air” në Gjermani pas një alarmi për bombë.

Avioni me rreth 200 pasagjerë në bord u nis mbrëmë në orën 19:36 në Poznan të Polonisë me drejtim Londrën, por pas një alarmi për bombë është ulur në Paderborn të Gjermanisë pasi pilotët me parë kishin hipur në lartësinë 11 metra dhe po fluturonin me një shpejtësi prej 866 kilometrash në orë.

Siç shihet edhe në videon e marrë prej abcnews.alflightradar, bëhet fjalë për një avion Airbus A321 i kompanisë hungareze Wizz Air, i cili po fluturonte mbi Gjermani kur është dhënë alarmi nga autoritetet polake.

Në video shihet momenti kur avionic bën menjëherë në kthim djathtas në ffliormë rrethore dhe pastaj ulet urgjentisht në aeroportinmë të afërt.

Pas kontrolleve të imtësishme, nuk u gjet asnjë e dyshimtë në avion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!