VIDEO/ Benevento “peshë e lehtë”, Interi i shënon 5 gola dhe merr fitoren

schedule19:55 - 30 Shtator, 2020

schedule 19:55 - 30 Shtator, 2020

Interi ka marrë një fitore shumë të lehtë në transfertë kundër Beneventos, me rezultatin 2-5. Lukaku shënoi një dopietë, ndërsa Gagliardini, Hakimi dhe Lautaro Martinez ishin autorët e tjerë të golave. Dy golat për vendasit, u shënuan nga Caprari.

Një triumf që çon të besuarit e Contes në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve të luajtura, në vendin e dytë në tabelë, pas Napolit, që po me gjashtë pikë, ka golaverazh të shkëlqyer 8-0.

GOLAT/ BENEVENTO  2-5  INTER

Takimi tjetër i orës 18:00, ishte mes Udinese dhe Spezias. Vendasit ishin favoritë në letër, por kanë qenë miqtë ata që kanë marrë një triumf 0-2, madje dhe me 10 futbollistë. Golat që bënë diferencën dhe i dhanë triumfin Spezias, u shënuan nga Galabinov./abcnews.al