VIDEO/ Bayern “shtyp” Barçën, Juve me tjetër fytyrë në Champions. Lukaku “shpëton” Chelsean

schedule22:52 - 14 Shtator, 2021

schedule 22:52 - 14 Shtator, 2021

U luajtën sot ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League. Bayern Munchen kishte përballë Barcelonën dhe u tregoi katalanasve se tashmë janë një skuadër normale dhe kanë shumë punë për të bërë.

Bavarezët fituan me shifrat 0-3 në “Camp Nou”, duke e dominuar gjithë ndeshjen dhe gjetur një Ter Stegen në super formë, por vetëm ai nuk mjaftonte. Muller shënoi fillimisht pas 34 minutash lojë, ndërsa në pjesën e dytë Leëandoëski shënoi edhe dy gola për të mbyllur gjithçka.

Ndërkohë, Juventusi duket në superformë në Champions League. Bardhezinjve u mjaftoi vetëm një pjesë për të mundur Malmon në Suedi me shifrat 0-3, falë golave të Alex Sandro, Dybala dhe Morata. As Chelsea nuk la vend për surpriza.

Romelu Lukaku ishte sërish shpëtimtar i tyre, duke shënuar në të 69-ën dhe vulosur fitoren minimale ndaj Zenit. Ndeshje shumë e bukur në Spanjë mes Villarreal dhe Atalantës, teksa në fund dy skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë, pas barazimit 2-2. Gjimshiti u zëvendëua pas 61 minutash lojë.

Në ndeshjet e tjera, Benfika dhe Dynamo Kyiv u mbyll me fitoren minimale të ukrainasve. Në barazim pa gola u ndalën Lille dhe Wolsburg, me gjermanët që luajtën nga minuta e 63 me një lojtar më pak prej të kuqit të Brooks. /abcnews.al