Lazio tregoi sot se është shumë e dobët se Bayern Munchen. Skuadra e Hansi Flick shkatërroi atë të Inzaghit me shifrat 1-4, duke hipotekuar kalimin në fazën tjetër të Champions League.
Kjo ndeshje e mori rrjedhën e saj që në pjesën e parë, ku bavarezët shënuan tre herë. Fillimisht Lewandowski përfitoi nga një gabim fatal i Mussachio në minutën e 8.
Më pas kampionët e Europës shënuan sërish me Musiala në të 24-tën dhe Sane mbylli pjesën e parë me shifrat 0-3. Në të dytën Lazio vazhdoi të zhvillonte ndeshje të dobët dhe ishte Acerbi, që shënoi autogol, teksa Correa shënoi për 4-1.
Në ndeshjen tjetër, e cila kishte skuadra më të barabarta në fushë, Chelsea mori një fitore shumë të rëndësishme ne transfertë ndaj Atletico Madrid.
“Perla” e Olivier Giroud në minutën e 68 vendosi gjithçka dhe i dha triumfin skuadrës së Tuchel, duke bërë një hap të madh në rrugën për kualifikimin në fazën tjetër. /abcnews.al