VIDEO/ Bayern “dorëzohet pa kushte”, “Aspirinat” shpërfytyrojnë “Bavarezët” në “BayArena”

schedule20:44 - 10 Shkurt, 2024

schedule 20:44 - 10 Shkurt, 2024

Dinë të dhurojnë spektakël edhe ndaj “gjigantëve”. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen e kanë vërtetuar edhe një herë se janë të denjë për t’u shpallur kampionë të Gjermanisë, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Bavarezët” e Bayern Munich, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të këtij sezoni, të Bundesliga.

Golat e Josip Stanisic, në minutën e 18’-të, Alex Grimaldo, në minutën e 50’-të dhe Jeremie Frimpong, në minutën e 95’-të mjaftuan që djemtë e teknikut, Xabi Alonso të siguronin një tjetër fitore të madhe, e cila i afron akoma edhe më shumë, me titullin e parë kampion në historinë e skuadrës së Bayer Leverkusen.

Sa i përket tabelës së Bundesliga, “Aspirinat” vijojnë të mbeten të pamposhtur këtë sezon, teska tashmë ngjitet në kuotën e 55 pikëve, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikësh me “Bavarezët” e Bayern Munich, që renditen në vendin e 2-të të tabelës dhe mund të thuhet se gara për titull kampion është thuajse e mbyllur. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: