Është mbyllur pjesa e parë mes Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt, me kampionët e Gjermanisë që janë në kontroll të plotë. Golat nga Goretzka dhe Thomas Muller çojnë Bayernin në avantazh të dy golave në dhomat e zhveshjes.
Thomas Muller ishte protagonist absolut në 45 minutat e para, me një gol dhe një asist. Fillimisht, sulmuesi gjerman asistoi golin e Goretzka, në minutën e 17-të. Pasi doli mirë nga e majta, Muller shërbeu për mesfushorin bavarez, që shënoi bukur me të djathtën.
LEXO EDHE: VIDEO/ Eintracht thyhet shpejt, Bayern Munchen nis festën
Kur dukej se Frankfurt u fut në lojë dhe po tentonte barazimin, Bayern goditi sërish. Alphonso Davies del në mënyrë të shkëlqyer nga krahu i majtë dhe kroson në qendër, aty ku Muller i shpëton markimit dhe shënon me të majtën, duke mposhtur sërish gardianin Trapp./abcnews.al